Detajet e koalicionit të PD, sa kandidatë do iu japë Berisha aleatëve

by Nexhat

Gazetari Ardit Hoxha zbuloi detaje të reja rreth koalicionit më të madh opozitar që pritet të garojë në zgjedhjet e 11 majit, ai mes Partisë Demokratike dhe aleatëve.

Koalicioni i drejtuar nga PD do ketë pjesë të tij Partinë e Lirisë, Partinë Republikane, Parinë Agrare Ambientaliste dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

banner

Gjatë kësaj jave Berisha ka pasur takime me përfaqësuesit e të gjitha këtyre partive duke arritur të mbyllë marrëveshje me pjesën më të madhe prej tyre.

“Është mbyllur marrëveshja me Vangjel Dulen dhe Agron Dukën që do të kenë nga një mandat të sigurt brenda listave të PD, përfaqësuesi i PAA në Durrës, ndërsa Dule sërish në Tiranë, edhe pse ka pasur zëra se mund të garonte në  Vlorë. Mediu pritet të ketë një mandat në listat e sigurta të PD, që do të jetë vetëm Mediu, edhe pse ky i fundit mësohet se është shprehur që do kërkojë edhe një mandat tjetër, mes Fierit e Tiranës. Ndërsa tek PL, ku janë edhe dhimbjet më të mëdha të kokës për Berishën, ky i fundit ka propozuar 4 mandate;  1 në Tiranë, 1 në Fier, 1 në Korçë dhe një mes Beratit dhe Elbasanit, edhe pse mësohet se PL ka dashur me tepër mandate”, raportoi gazetari Hoxha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy