Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton, ka reaguar ashpër pas tensioneve mes Trump dhe Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë.
Ai ka deklaruar se Trump e ka vendosur SHBA-në në anën e gabuar dhe e ka quajtur këtë veprim të turpshëm.
“Trump e ka vënë SHBA-në në anën e gabuar të luftës Rusi-Ukrainë, dhe kjo është e turpshme. Ai po e bën çdo ditë e më të vështirë ribashkimin e Perëndimit. Pas mandatit të tij, SHBA do të duhet të bindë aleatët tanë se jemi ende një partner i besueshëm dhe një komb i njerëzve normalë,” është shprehur Bolton.
John Bolton/Trump and Vance have declared themselves to be on Russia’s side in the Russo-Ukraine war. This is a catastrophic mistake for America’s national security. And let’s be clear: Trump and Vance now personally own that policy. It is not the view of a majority of Americans of either or no political party.