Në një intervistë me “Movistar”, Fabian Ruiz ka folur rreth ndikimit të largimit të tre yjeve të PSG-së, Kylian Mbappes, Neymarit dhe Lionel Messit.
Dëshira e kahmotshme e Mbappes për t’u larguar drejt Real Madridi u plotësua në verën e vitit 2024, duke u bërë lojtari i fundit prej treshes së famshme që la PSG-në. Paraprakisht, Neymar e Messi u larguan në verën e vitit 2023.
Fabian Ruiz çuditërisht tha se edhe pse ishte tejet e jashtëzakonshme që kjo treshe luanin së bashku, ekipi duket më i shëndoshë pa të tre.
“Të luajturit me ta në një fushë futbolli e një ekip, ishte e jashtëzakonshme – por pa ta jemi një ekip më i bashkuar”, tha Ruiz.
Pas një nisje të ngadaltë të sezonit, tanimë PSG po tregohen të rrezikshëm në të gjitha frontet nën drejtimin e Luis Enriques, duke mos pasur “superyje” në ekip

Fabian Ruiz