Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranohet si anëtare e Asociuar në Konferencën Europiane të Gjykatave Kushtetuese

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është pranuar anëtare e Asociuar në Konferencën Europiane të Gjykatave Kushtetuese.

Pranimi i saj u bë në Takimin Përgatitor të Qarkut të Presidentëve të Kongresit të 20-të të Konferencës Europiane të Gjykatave Kushtetuese (KEGJK), organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, njoftoi Gjykata Kushtetuese

banner

Pranimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në KEGJK u parapri nga prezantimi i kërkesës për anëtarësim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, i cili në fjalimin e tij, siç thuhet në njoftim, ndër të tjera tha se “synimi ynë nuk ka qenë kurrë të ndjekim një avantazh politik duke iu bashkuar KEGJK-së, por përkundrazi, të zëmë vendin e merituar në mesin e anëtarëve të një komuniteti që mbështet vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në kontinentin evropian. Gjykata jonë është dëshmuar se është një gardiane e pasionuar e këtyre vlerave”.

Konferenca Europiane e Gjykatave Kushtetuese (KEGJK) është themeluar në vitin 1972, me një anëtarësi prej 40 gjykatash kushtetuese dhe supreme të vendeve europiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy