Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se në këtë muaj të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, ndjenja e humanizmit e solidariteti, transmeton Klankosova.tv.
“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Në këtë muaj të mëshirës, le të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, ndjenja e humanizmit e solidariteti. Agjërim të lehtë!”, thuhet në postimin e Haradinajt.