Jakaj i IKD-së: Votat e diasporës nuk përbëjnë ndryshim të madh, VV-së i nevojitet një koalicion

by Nexhat

Votat e diasporës përfshirë ato nga votimi fizik në përfaqësi diplomatike si dhe nga votimi me postë, kanë shtuar diskutimet nëse ato do të mund të përbëjnë ndryshim thelbësor në rezultatin zgjedhor.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për RTV21 se votat e diasporës nuk përbëjnë ndonjë ndryshim të madh dhe se pa një koalicion mes partive politike nuk do të mund të formohet Qeveria. “Në fund të këtij procesi po duket që Vetëvendosjes do t’i shtohen nja dy- tre deputetë që e në vetvete nuk përbën ndonjë ndryshim të madh apo t’ia mundësojë kësaj partie ta bëjë vetë qeverinë edhe tek PDK-ja e LDK-ja mund të mund të ketë një numër më shumë e më pak por në fund nuk do ketë ndryshim që kishte me lehtësu procesin në kuptimin që një parti ta bëj vetëm qeverinë. Pa ndonjë koalicion nuk do bëhet një qeveri edhe nga ana e VV-së edhe nga radhët e partive opozitare, do ta kenë të vështirë t’i kenë numrat”, tha Jakaj për RTYV21.

banner

Sipas rezultateve nga numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje, prin me 80.75 % të votave, pasuar nga PDK-ja me 7.48 %, LDK-ja 7.45 % si dhe koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët me 1.93 %.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy