Klienti e sulmon kamerierin e një picerie në Fushë Kosovë, thotë se i transmetoi energji negative

by Nexhat

Një rast i çuditshëm dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një piceri në Fushë Kosovë.

Një klient dyshohet se ka sulmuar fizikisht një kamerier.

banner

Bazuar në informacionet që ka Sinjali, i dyshuari e ka goditur me kokë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima, por edhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor ndërsa më pas kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë dëshmisë së tij, i dyshuari ka deklaruar se motivi i sulmit ka qenë gjoja energjia negative që kamerieri ia ka transmetuar dhe e ka shtyrë që ta godas.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy