KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit është ende në vazhdim.

Pas procesimit të 8.51% të votave (16 nga 188 kuti), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 1,293 vota (45.79%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 1,010 vota (35.76%).

banner

Në vendin e tretë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate me 335 vota (11.86%).

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deri më tani ka siguruar 98 vota (3.47%), ndërsa partitë e tjera kanë marrë më pak se 1% të votave të numëruara.

Procesi i numërimit do të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet pritet të pasqyrojnë ndikimin e diasporës në zgjedhjet e fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy