Kryeziu: Deklarata e Gjykatës Themelore po përdoret për keqinformim

by Nexhat

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar përmes një sqarimi për publikun, pas raportimeve të fundit se Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 shkurt ka marrë vendim për ta urdhëruar kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Sot gjatë ditës Zyra e Kryeministrit i është drejtuar Gjykatës Themelore pikërisht si përgjigje ndaj mjoftimit të saj të datës 21 shkurt 2025. Për këtë ne ende po presim përgjigje nga Gjykata”, ka shkruar Kryeziu. 

banner

Sipas tij, raportimet e orës të fundit se Gjykata Themelore urdhëron kryeministrin Kurti të paraqitet si dëshmitar, nuk janë përgjigje ndaj letrës së tyre të publikuar sot, por bazohen në njoftimin e Gjykatës të datës 21 shkurt, e të cilit Zyra e Kryeministrit i është përgjigjur sot. 

“Me ose pa qëllim, deklarata që Gjykata Themelore u ka dhënë medieve sot po përdoret për keqinformim duke krijuar opinionin e gabuar se përkundër përgjigjes së Zyrës së Kryeministrit Gjykata ka urdhëruar Kryeministrin Kurti që të paraqitet në prokurori”, ka theksuar Kryeziu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy