Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka diskutuar në emisionin “Log” në News 24 për bashkëpunimin e KQZ me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK në lidhje me krimet zgjedhore. Ai theksoi se ka një protokoll koordinimi ndërmjet institucioneve, ku secili vepron brenda kompetencave të tij, dhe nuk janë shpikur procedura të reja për trajtimin e paligjshmërive zgjedhore.
Celibashi theksoi se do të shqyrtohen të gjitha çështjet që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë 11 vepra penale që lidhen me krimet zgjedhore. Ai nënvizoi gjithashtu se, me gjithë këto veprime, procesi zgjedhor nuk do të preket dhe standardet e zgjedhjeve do të mbeten të paprekura
Ilirjan Celibashi: Politikanët mund të flasin për rolin e SPAK në zgjedhje. Nuk ndryshon asgjë, në kuptimin ku secili institucion ka përgjegjësitë e veta. Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kanë gjithashtu përgjegjësitë e tyre. Ne kemi një protokoll koordinimi brenda fushës së vet të secilit institucion
Nuk kemi shpikur procedura të reja të shfaqjes së paligjshmërive të procesit zgjedhor. Do shikojmë çdo problematikë që lidhet me procesin zgjedhor. Janë 11 vepra penale, që lidhen me krimet zgjedhore. Sjellja e tyre nuk cënon standardin e zgjedhjeve