46
Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Baincë.
Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë – Mitrovicë, rreth orës 15:00.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Të lënduarit janë dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës dhe pas marrjes së tretmanit janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet relevante dhe e kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes”, tha Gashi.