Volodymyr Zelenskyy, ka bërë një reagim në rrjetin social ‘‘X’’, pas takimit të tij të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump, zëvendësit të tij JD Vance, dhe largimit të hershëm nga Shtëpia e Bardhë,
Zelensky ka falënderuar Amerikën, presidentin Trump si dhe popullin amerikan.
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë.
Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, ka shkruar Zelenskyy.
Presidenti i Ukrainës u akuzua nga Donald Trump dhe JD Vance për “mosrespektim” ndaj Amerikës gjatë takimit të tyre të zjarrtë në Zyrën Ovale më parë, raporton Sky News.
Vance akuzoi Zelenskyy se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë në 2022
Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський/ Thank you America, thank you for your support, thank you for this visit. Thank you@POTUS, Congress, and the American people. Ukraine needs just and lasting peace, and we are working exactly for that.