Barcelona po përgatitet që të luftojë në tri gara të ndryshme teksa jemi në mes të sezonit 2024/2025.
Ekipi i Hansi Flick momentalisht qëndron në krye të tabelës në La Liga, teksa ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Mbretit dhe një vend në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.
Shorti i UEFA-s ka bërë që blaugranasit të kenë një rrugëtim interesant deri në kualifikimin e mundshëm në finale.
Barcelona është caktuar që të luajë ndaj Benficës në ndeshjen e tyre të parë në fazën e eliminimit
Struktura e shortit do të thotë se Barcelona nuk mund të përballet me Real Madridin ose Atletico Madridin, përveç nëse sigurojnë kualifikimin në finale.
Kjo të krijonte mundësinë që të luheshin tri ndeshje të ‘El Clasicos’ para fundit të sezonit dhe finalja e parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.
Mundësia që këto dy skuadra të garojnë kokë më kokë për trofeun, ka ngazëllyer yllin e Barcelonës, Ronald Araujo, i cili e pranoi se është diçka që ai do ta shijonte.

“Natyrisht, do të nënshkruaja për një finale ndaj Real Madridit. Për aq kohë sa ne jemi pjesë e saj, kjo është gjëja me e rëndësishme. Do të ishte një ndeshje e madhe, por ne duhet të bëjmë punën tonë”, ka thënë Araujo.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve erdhi në sezonin 2010/2011 në gjysmëfinale kur atë kohë Pep Guardiola ishte në krye të blaugranasve.
Pas barazimit 1-1 në ‘Camp Nou’, dy golat e Lionel Messit në ndeshjen e kthimit i siguruan Barcelonës fitoren për herë të dytë në një finale ndaj Manchester United në ‘Wembley’