Në Kuvendin Zgjedhor të Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), i cili u mbajt në Prishtinë, delegatët e pranishëm votuan unanimisht për rikonfirmimin e Njomza Eminit në postin e presidenteve për një mandat të dytë katërvjeçar.
Emini, e cila drejton KPK-në që nga viti 2011, ka udhëhequr me përkushtim zhvillimin e lëvizjes paralimpike në Kosovë dhe ka arritur suksese të mëdha gjatë udhëheqjes së saj.
Një nga arritjet më të rëndësishme të periudhës së saj është anëtarësimi i KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe në Komitetin Paralimpik Evropian. Po ashtu, Kosova ka debutuar me sukses në Lojërat Paralimpike Paris 2024, një hap i madh për sportistët paralimpikë të Kosovës.
Gjithashtu, gjatë këtij Kuvendi, delegatët zgjedhën edhe zëvëndspresidentin dhe anëtarët e rinj të Bordit të KPK-së. Daut Tishuki u rikonfirmua në postin e zëvëndspresidentit, ndërsa anëtarë të Bordit të KPK-së u zgjodhën: Drilona Islami, Rinor Ymeri, Flutura Beka, Grevist Bytyqi, Murat Murati, Diana Hoti, Ganimete Morina, Avni Kelmendi, Adelina Emini dhe Driton Muharremi.
Ky kuvend dhe rezultatet e tij janë një dëshmi e përkushtimit dhe angazhimit të Komitetit Paralimpik të Kosovës për të avancuar sportin paralimpik dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritur për sportistët me aftësi të kufizuara në vend.
Komunikata e plotë:
Në Kuvendin Zgjedhor i Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), të mbajtur në Prishtinë, delegatët votuan unanimisht për presidente të KPK-së edhe një mandat katërvjeçar Njomza Eminin, e cila drejton KPK-në që nga viti 2011.
Gjatë udhëheqjes së saj, KPK-ja ka shënuar suksese të mëdha, duke kulmuar me anëtarësimin e KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe në Komitetin Paralimpik Evropian. Po ashtu, falë angazhimit të saj dhe mbështetjes nga stafi dhe partnerët, Kosova viti që shkoi ka debutuar në Lojërat Paralimpike Paris 2024.
Me përkushtim të vazhdueshëm, Emini ka punuar për ngritjen e lëvizjes paralimpike në vend, duke siguruar mbështetje nga institucionet dhe partnerët privatë për zhvillimin dhe promovimin e sportit për personat me aftësi të kufizuara.
Gjatë këtij Kuvendi, delegatët votuan edhe për zgjedhjen e zëvëndspresidentit dhe anëtarëve të Bordit. Në postin e zëvëndëspresidentit të lëvizjes paralimpike në Kosovë u rikonfirmua Daut Tishuki, ndërkaq anëtarë të bordit u zgjodhën: Drilona Islami, Rinor Ymeri, Flutura Beka, Grevist Bytyqi, Murat Murati, Diana Hoti, Ganimete Morina, Avni Kelmendi, Adelina Emini dhe Driton Muharremi.