Përfitojnë mbi 700 mijë pensionistë, Rama ndan lajmin: Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit të pranverës

by informim peje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna do të shpërndahet Bonusi i Pranverës për 730 430 pensionistë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Lajmin Rama e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se ky bonus do të jetë i disponueshëm pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe në bankat e nivelit të dytë, duke ofruar një mbështetje të rëndësishme për ata që përfitojnë nga ky program.

banner

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan kryeministri.

Kujtojmë se më herët Rama ka njoftuar se të moshuarit që kanë një pension mujor deri në 200 euro do të përfitojnë një bonus prej 100 eurosh, ndërsa ata me pension mbi 200 euro do të marrin 50 euro bonus, shkruan A2 CNN.

Opozita e ka quajtur bonusin e pranverës një karamele elektorale të ofruar nga qeveria, ndërkohë që Rama e ka hedhur poshtë tezën se bonusi të ketë të bëjë me zgjedhjet e 11 majit./A2

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy