Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë [IKN], tregon se në Kosovë, kostoja e ndërtimit u rrit në tre muajt e fundit tetor–dhjetor të vitit 2024, në krahasim me tremujorin paraprak për 0.6%.
ASK tregon se ku pati rritje dhe ku pati rënie në këtë tremujorë.
“Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për ( 0.6%) në tremujorin e katërt (TM-4) 2024 krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024.
Rritje kishte transporti (2.4%), pagat (0.9 %), materialet (0.5%), kostot tjera (0.4%) dhe energjia (0.1%), ndërsa zbritje kishte tek makineritë (-0.2 %)”- thuhet në komunikatën e ASK-së.
Rritja më e theksuar vërehet në krahasim me tremujorin e katër të vitit 2023, ku rritja arrin në 4.4%.
“Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.4%) në tremujorin e katërt (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2023.
Rritje më të madhe kishte te energjia (20.6%), pagat (12.8%),transporti (10.9%), materialet (2.7%), makineritë (0.8%), dhe kostot e tjera (0.7%).”- tregon ASK.
Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katër 2024.