39
Drita e ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll
“Intelektualët” triumfuan 2:0 në shtëpi ndaj Ferizajt,
Dabiqaj në minutën e 57-të dhe Tusha në të 70-tën shënuan për vendasit.
Kurse, humb je sot pësoi kampioni në fuqi, Ballkani, që u mposht 3:1 nga Malisheva në udhëtim.
Me këtë fitore, Drita tani ka 50 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se Ballkani që është i dyti.
Me fitoren sot, Malisheva ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Ferizaj mbetet i shtati me 26 pikë, vetëm një larg zonës së barazhit.