Pacolli i LDK-së: Dje Alban Krasniqi e sot Sami Kurteshi nga LVV ofenduan e u përplasën me vëzhguesit në QNR

by informim peje

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe këtë të hënë me përplasje mes vëzhugesve e zyrtarëve të KQZ-së.

Pikërisht për këtë në “Frontal” i ftuar ishte Egzon Pacolli nga LDK i cili gjatë ditës pati një përplasje me Sami Kurteshin e LVV-së.

banner

Pacolli foli pak për mënyrën e organizimin brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

“Në sallë janë numëruesit e caktuar nga KZQ dhe vëzhguesit e partive politike por këta të fundit nuk kanë të drejtë aspak të marrin pjesë në numërim nëse nuk ju duket e vlefshme munden me dërgu ankesë”, tha Pacolli.

Ai përshkroi edhe përplasjen verbale me Kurteshin.

“Dje Alban Krasniqi e ka kërcënu një vëzhugese të LDK-së, sot erdh Sami Kurteshi u përplas më një zonjë aty, ajo i shpjegojke që vota nuk është e vlefshme e shpjegojke sipas ligjit, aty filloi incidenti se nisi me i ofendu vëzhugesit”, shtoi ai.

Pacolli tha që anëtarët e KQZ-së kanë të drejtë të jenë në sallë por jo të përfshihen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy