E dashura e Kanye West, Bianca Censori pozon nudo sërish pas paraqitjes në Grammy

by jonzefaj

Bianca Censori, bashkëshortja e Kanye West, ka tërhequr sërish vëmendjen me një fotosesion të guximshëm, ku shfaqet plotësisht e zhveshur.

Në një fotografi të postuar në Instagram, 30-vjeçarja shihet ulur në dysheme, me një palë taka të bardha dhe një parukë bionde, duke e shmangur kamerën.

banner

Ky nuk është ekspozimi i saj i parë i tillë. Në ‘Grammy Awards’, ajo kishte tronditur publikun duke zbuluar një pamje krejtësisht të zhveshur poshtë palltos së saj, veprim që thuhet se ishte nxitur nga Kanye, shkruan DailyMail.

Pas këtij momenti, u përhapën zëra për një divorc të mundshëm mes çiftit, sidomos pas komenteve antisemitike të Kanye në rrjetet sociale.

Megjithatë, burime pranë tyre thonë se ata kanë vendosur të përpiqen ta shpëtojnë martesën e tyre pas disa diskutimeve.

Ndërkohë, Kanye dhe Bianca kanë qenë të zënë me projektin e tyre të ri artistik, një film avangard me buxhet 25 milionë dollarë (rreth 4.6 milionë euro), ku Bianca luan rolin kryesor.

Filmi eksploron konceptin e turpit dhe natyrshmërisë së nudos, duke vijuar xhirimet në Japoni dhe vende të tjera.

Pavarësisht zhurmës dhe polemikave, Bianca vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke sfiduar pritshmëritë me stilin dhe zgjedhjet e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy