Gashi: Nga 1 prilli, kalimi Kosovë-Maqedoni e Veriut do të bëhet pa ndalesë të dyfishtë

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, tha se nga 1 prilli pritet të hyjë në fuqi sistemi i kalimit të kufirit me një ndalesë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, njësoj si mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Gashit, përgatitjet teknike janë në fazën finale, ndërsa aspektet politike dhe administrative tashmë janë të rregulluara

banner

“Në bazë të informacioneve që i kam, mendoj se janë përgatitjet finale. Po testohen pajisjet, softuerët, po flasim për finalizim në aspektin teknik. Në aspektin politik, administrativ, protokollar, gjithçka është në rregull”, tha Gashi.

Ai tha se kjo marrëveshje do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, duke shmangur ndalesat e dyfishta në kufi.

“Për ta pasur më të qartë shikuesit tuaj, por edhe shqiptarët këtu te ne, bëhet fjalë për një kalim të ngjashëm sikur që e ka Kosova me Shqipërinë. Nëse niseni prej Shkupit, ndalesa do të bëhet vetëm në Han të Elezit, pa u ndalur në Bllacë. Ndërsa kur vini nga Prishtina në Shkup, ndalesa do të bëhet vetëm në hyrje të Maqedonisë së Veriut. Të dhënat do të ndahen mes dy policive dhe kjo do të përshpejtojë shumë qarkullimin”, u shpreh Gashi në emisionin CONTEXT në ATV.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy