Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, pretendon për parregullësi në numërimin e votave me postë nga mërgata. Ai dyshon në rritjen e LDK-së nga votat e diasporës, specifikisht tek kandidati i kësaj partie Hysen Çekaj. Zyrtari i VV-së thotë se votimi për Çekajn dhe të tjerët ‘është i kurdisur dhe i manipuluar nga një grup i organizuar’.
Ai deklaron se “parregullësitë” që pretendohen nga LVV-ja janë raportuar në polici dhe prokurori. I njëjti shprehet se “ka rritje artificiale të LDK-së”.
Sipas tij, shpallja e qindra fletëvotimeve të pavlefshme, “përkundër qartësisë së vullnetit të votuesve, duket të mos jetë e vetmja parregullsi e evidentuar në këtë proces”.
“Rritja artificiale e LDK-së përmes votimit me postë, në shpërputhje të thellë me rezultatet në Kosovë dhe me ato në përfaqësitë diplomatike, ka ngritur dyshime mbi besueshmërinë e këtij procesi”, shkruan ai.