Sulme ndaj prokurorisë e ndaj mediave – Çka tha sot Kurti pasi refuzoi urdhrin e Gjykatës

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti, sot pasi ka shpërfillur urdhrin e Gjykatës për tu paraqitur në Prokurori, dhe pasi ka hedhur gurthemelin e një çerdhe në Gjilan, është deklaruar për gazetarë për një sërë çështjesh,

Në deklarimin e tij, Kurti ka sulmuar sistemin prokurorial, mediat, si dhe është deklaruar për formimin e qeverisë së re.

banner

Kryeministri, gjatë prononcimit të tij ka thënë se ai asnjëherë nuk ka refuzuar të japë dëshmi, dhe se ua ka shkruar oraret prokurorisë se kur mund të kryhet dëshmia e tij.

Madje, Kurti ka deklaruar se, dëshmia e tij ka mundur të jepet qysh në dhjetor, por se, sipas tij gjithherë, kjo s’ka ndodhur pasi që prokurorët janë të ‘‘interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi’’

‘‘Së pari unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi apo se refuzoj të japë dëshmi. Përkundrazi kam thënë se jam jo vetëm i gatshëm por edhe i interesuar të jap dëshmi. Në anën tjetër kam shkruar letrën ku kam treguar edhe oraret se kur mund të bëhet dëshmia. Unë i mirëpres prokurorinë e shtetit në zyrën e kryeministrit. Ka pasur raste edhe në të kaluarën kur prokurorët hetuesit kanë ardhur për kryeministra madje jo vetëm si dëshmitar por edhe si të pandehur. Prandaj nuk ka asnjë arsye që kjo mos të vazhdohet. Pra qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time ajo do të vinte tek ne. Një prokuror që e ka synim kryesor dëshminë e dëshmitarit ai nuk humb kohë. Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj. Për bindjen time të fuqishme për shkak se është më shumë i interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi. Kurrë prokuroria e shtetit nuk ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e përdorë, po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit. Unë e ritheksoj që gjithmonë kam qenë dhe jam i gatshëm edhe i interesuar që të dëshmojë’’, ka thënë ai sot.

Tutje, ai ka vazhduar sulmet e tij ndaj prokurorisë duke thënë se prokurorët janë të barikaduar si në Prokurorinë Speciale, sidomos në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe, kjo sipas Kurtit është për të ardhur keq, dhe është në dëm i vazhdueshëm.

‘‘Nuk ka qeveri, edhe sipas organizatave prestigjioze ndërkombëtare që e ka luftuar korrupsionin edhe krimin sikurse kjo qeveria jonë në këto katër vite. E po ashtu këtë dëshmojnë edhe qytetarët e republikës me mbështetjen masive që na e kanë dhënë në këto zgjedhjet e 9 shkurtit.   Po dua të theksoj që luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë është tejet i rëndësishëm. Mirëpo vetëm vërejeni me kujdes se çfarë prioretizohen. Ka vite të tëra që denoncimet tona nuk trajtohen. Ministrat e qeverisë që udhëheq unë, i kanë dorëzuar 247 kërkesa për hetime ose kallëzime penale, asnjëra prej tyre nuk ka prodhuar hetim me aktakuzë. Pra çka priorietizon prokuroria, flet për prokurorinë e jo për krimin dhe korrupsionin sepse ajo ish dashtë të luftohet prej tyre. Ju e dini që zgjedhjet në Kosovë nuk mbahen për kryeprokuror, mbahen për kuvend për ekzekutiv të ri. Kryeprokurorët janë aty të barikaduar si në Prokurorinë Speciale, sidomos në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kjo është për të ardhur keq, dhe ky është në dëm i vazhdueshëm, një padrejtësi e pafalshme që po i bëhet shtetit tonë. Përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe nuk ndryshon as udhëheqje se këto dy gjëra po duken të lidhura me njëra tjetrën, nuk kam pse ndryshoj qëndrim as unë’’, ka vijuar tutje Kurti

Pos këtyre, kryeministri është deklaruar edhe për mundësinë e një koalicioni me partinë NISMA që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, duke thënë se ai dhe partia LVV s’kanë ndryshuar qëndrime sa i përket kundërshtarëve  të tyre.

‘‘Së pari ne presim certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibrdie kundër qeverisë sonë, dhe kundër LVV, por ne kemi dalë fitimtar dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë’’, ka deklaruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy