Agjenti i Antony i kthen përgjigjje të ashpër trejnerit të Man United, Ruben Amorim

by jonzefaj

Agjenti i Antony i ka dhënë një përgjigje të ashpër Ruben Amorimit pasi trajneri i Manchester United sugjeroi se braziliani po lulëzon në Spanjë për shkak të kërkesave të reduktuara fizike.

Anësori 24-vjeçar, i cili iu bashkua Real Betisit nga United në janar në formë huazimi për gjashtë muaj, ka lënë një përshtypje të menjëhershme për skuadrën e Manuel Pellegrinit, duke shënuar tre gola dhe dy asistime në shtatë ndeshje.

banner

Rritja e rëndësishme në formë e Antony nuk ka kaluar pa u vënë re në Old Trafford dhe në një intervistë për TNT Sports, Ruben Amorim dha mendimin e tij se pse braziliani ka lulëzuar në Estadio Benito Villamarín.

“Kur luan kundër ndonjë ekipi në Angli, fiziku është aty. Nëse nuk ke fizik, do të luftosh shumë”, tha trajneri portugez.

“Antony është shumë më mirë tani në Spanjë. Kjo është [për shkak të] shumë faktorëve, por ju garantoj se është fizik.”

Disa ditë më vonë dhe agjenti i Antony-t, Junior Pedroso, i është kundërpërgjigjur atyre komenteve me të dhëna për të sugjeruar se komentet e Amorimit ishin jashtë pike.

Duke folur për botimin spanjoll Marca, ai filloi: “Ne respektojmë mendimin e trajnerit Ruben Amorim, por nuk pajtohemi plotësisht me analizën e tij.

“Ta atribuosh mungesën e suksesit të Antony-t në Manchester United vetëm për një çështje fizike është një argument shumë sipërfaqësor dhe jashtë lidhjes me realitetin. Antony nuk kishte rëndësi të mjaftueshme apo besimin e nevojshëm për të treguar futbollin e tij më të mirë.

“Nga 15 ndeshjet që Amorim menaxhoi te Manchester United, Antony luajti vetëm në nëntë, me gjithsej 252 minuta të luajtura. Kjo përfaqëson vetëm 18.6% të totalit të minutave të mundshme (1350 minuta).

“Si mund të gjykoni një lojtar pa një sekuencë minimale që tregon vlerën e tij?

“Kjo deklaratë, qoftë edhe e paqëllimshme, përfundon duke zhvlerësuar La Ligën dhe kompeticionet spanjolle. Futbolli spanjoll ka një nga ligat më konkurruese në botë, me ekipe të nivelit të lartë që konkurrojnë vazhdimisht në fazat e fundit të Champions League dhe Europa League.

“Realiteti është se Antony, që kur mbërriti në Betis, është bërë një nga lojtarët më të mirë në ekip dhe në vetë kompeticionin, duke demonstruar potencialin e tij të plotë kur iu jepen kushtet e duhura për të zhvilluar lojën e tij”.

Pedroso shtoi: “Kjo e bën të qartë se problemi nuk ishte fiziku i tij, por konteksti dhe mënyra se si u stërvit në Mançester. Shumë lojtarë që nuk lulëzojnë në United gjejnë sukses në klube të tjera, gjë që na bën të pyesim nëse problemi qëndron vërtet te lojtarët.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy