Interi e bën një hap gjigant drejt çerekfinales së Championsit

by Nexhat

Interi e ka bërë një hap gjigant drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Nerazzurri” e mposhtën Feyenoordin në udhëtim me rezultat 2:0 sonte në ndeshjen e parë të së tetës së finales së kësaj gare,

banner

Zikaltrit e shënuan në secilën pjesë nga një gol për ta krijuar një kapital të konsiderueshëm para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Milano.

Marcus Thuram i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 38-të, kurse Lautaro Martinez e shtoi epërsinë e udhëtuesve në minutën e 50-të.

Ndërkaq, Piotr Zielinski e humbi penalltinë për liderët e Serie A në minutën e 65-të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy