Ish-oficeri i NATO-s, Ade Clewlow, ka komentuar lidhur me spekulimet që Marrëveshja e Kumanovës mund t’i lejojë Serbisë të dërgojë deri në 2000 trupa në Kosovë.
Ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, është shprehur se nuk mund të përgjigjet në lidhje me këtë pyetje të veçantë teknike, duke theksuar se çështja ka implikime të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë Europën, njofton Klankosova.tv.
Clewlow theksoi se, nëse NATO do të vendoste të tërhiqte trupat e saj nga Kosova, kjo mund të krijonte një zbrazëti që mund të mbushej nga një forcë tjetër evropiane.
Megjithatë, ai shtoi se nuk duhet inkurajuar asnjë forcë serbe, qoftë ushtarake apo tjetër, të kalojë kufirin dhe të hyjë në territorin sovran të Kosovës.
“Nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje, sepse nuk e di përgjigjen për këtë pyetje specifike teknike. Por, potenciali i tërheqjes së trupave të SHBA-së nga Evropa ka implikime të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë Europën. Nëse NATO vendos që të tërheqë trupat nga Kosova, do të prisja që një vend tjetër evropian ta mbushte atë zbrazëtirë. Por, ne nuk duam të inkurajojmë forcat serbe të çfarëdo natyre të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin sovran të Kosovës”, tha Clewlow.
Ndiqni dekaraten e plotë, në videon e mëposhtme: