37 

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po zhvillohet seanca fillestare në rastin e të pandehurve, Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani.
Të dy janë të arrestuar prej disa muajsh, nën dyshimin për spiunazh.
Sipas raportimeve të para nga ky rast thuhej se të njëjtit kishin spiunuar e shërbyer për vite me radhë për BIA-n serbe.
Sipas informacioneve Qerimi dhe Shabani kanë dhënë informacione të rëndësishme shtetërore të Kosovës tek BIA serbe.

