30
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari”, me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo ceremoni është përcjellë nën kumbimin e këngës “Mora fjalë”.
““Mora fjalë”, sërish kumbon në kazermën “Adem Jashari””, ka shkruar Osmani.