Abdixhiku: Qëndresa e Jasharajve ishte rilindje e jona kombëtare – Nderojmë të shkuarën, bëjmë të ardhmen

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë homazhe në Prekaz në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se të kujtohet Epopeja e UÇK-së nënkupton edhe të kujtohet e të shënohet vet fundamenti i shtetit të Kosovës dhe përpjekjes kolektive për liri.

banner

Tutje, ai ka thënë edhe se ‘‘qëllimi i shuarjes së trungut familjar të Jasharajve, një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së vet popullit shqiptar në Kosovë’’.

Postimi:

Nderojmë të shkuarën, bëjmë të ardhmen!

Sot, tek Kulla e Jasharajve, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderuam sakrificën suvlime të Adem Jasharit, familjes Jashari e nëpërmjet tyre dhe gjithë të rënëve në altarin e lirisë.

Të kujtosh e shënosh Epopenë e UÇK-së, do të thotë të kujtosh e shënosh vet fundamentin e shtetit të Kosovës dhe përpjekjes sonë kolektive për liri. Do të thotë të kujtosh e shënosh gjithë sakrificën, qëndresën e vet kushtrimin e popullit të tonë të reflektuar në një familje të vetme, atë që sot na qëndron si tempull peligrinazhi për brezat e rinj, e që një çerek shekulli më parë na qëndronte si thirrje e rrugës sonë finale drejt lirisë.

Qëllimi i shuarjes së trungut familjar të Jasharajve, një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së vet popullit shqiptar në Kosovë. Qëndresa e tyre atëherë, ishte rilindje e jona kombëtare. Rilindja e tyre sot, si familje, mes brezave të rinj pasardhës të Jasharajve, është qëndresë e jona që na mbanë neve në rrugën përpara. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy