Kolonel Errico viziton Dragashin, pritet nga kryetari Xheladini

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, pritën dje në një takim mirëseardhjeje komandantin e KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, Kolonel Francesco Errico.

Kryetari Xheladini e uroi Kolonelin Errico për marrjen e detyrës së re, duke theksuar se Komuna e Dragashit është e interesuar që të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimin e mirë me KFOR-in. Ai shprehu falënderimin e tij për ndihmën e deritashme që KFOR-i, e veçanërisht CIMIC-u italian, ka ofruar për Komunën tonë.

banner

Në anën tjetër, Koloneli Francesco Errico i falënderoi përfaqësuesit e Komunës së Dragashit për mikpritjen e ngrohtë. Komandanti i ri i KFOR-it e siguroi Kryetarin Xheladini se do të jetë i gatshëm që të ofrojë përkrahjen e tij, duke thelluar bashkëpunimin me Komunën e Dragashit, përmes ofrimit të mbështetjes në fusha të ndryshme, siç janë arsimi, shëndetësia dhe siguria

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy