Policia ka njoftuar se një person është plagosur në këmbë pas një fjalosje në Prizren.
Një i dyshuar është vetëdorëzuar, ndërsa të tjerët janë në kërkim.
“Me datën 06.03.2025, rreth orës 01:50 në rrugën “Durrësi “ në Prizren pas një fjalosje një i dyshuar ( Z.T. 31 vjeçar ) ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës (Y.G 26 vjeçar). Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit, ndërsa polica posa e ka marr informatën kanë shkruan në drejtim të vendit të ngjarjes. Me kohë janë njoftuare dhe Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh provat dhe dëshmitë. I dyshuari është vetëndezur dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47 gjinden në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim.”
Policia ka sekuestruar pushkë automatike me numër serik AK -47, dy karikatorë, 7 fishekë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.