Ekstreme dhe të pajustifikuar e kanë konsideruar avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj, masën e sigurisë “Arrest në burg” caktuar ndaj tij. Në një takim me gazetarët, avokatët e cilësuan si precendent të rrezikshëm mënyrën se si SPAK regjistroi dhe zhvilloi më pas hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
“Ne vlerësojmë se kjo masë e sigurisë është e tejkaluar dhe abuzive ndaj një personi të zgjedhur 3 herë si kryebashkiak dhe nuk plotësohet asnjë kusht për masën e sigurisë. Një masë në prag të zgjedhjeve mund të çojë në hamendësimin që kjo lidhet me zgjedhjet. Vlerësojmë si jo ligjor nisjen e procesit nga një anonimat. Procesi ka filluar nëpërmjet një vetting disa vjeçar të nisur për klientin tonë. E vlerësojmë si praktikë abuzive, duke shtuar që ka nisur nga një anonimat…”, tha avokati
Mbrojtësit ligjorë thanë se procesi ndaj kryebashkiakut ka nisur me një vetting të shtrirë në periudhë 20-vjeçare.
“Kërkuam të prononcohemi për disa probleme që mendojmë që janë keqpërdorur. Në informacionin që i është dhënë publikut ka mangësi nuk është informacion i plotë dhe i janë dhënë vetëm pasazhe. Precedent jo ligjor fillimin e procesit nga një anonimat. Ky proces ka filluar nga një vetting që i është bërë Veliajt në një periudhë prej 20 vjeçare nuk ka ndodhur ndonjëherë. Është një praktikë abuzive plus anonimatin që ka bërë kallëzimin. Në nuk konstatojmë një ngjarje dhe as një kallëzim te një personi të dëmtuar. Masa është e tejkaluar dhe abuzive se është aplikuar ndaj kryetarit person tre herë i mandatuar. Nuk ka asnjë kusht në kodin e procedurës penale për një masë të tillë. Gjykata e Strasburgut ka tërhequr vëmendje që masa e arrestit në burg duhet të jetë masë e jashtëzakonshme. Marrja e një mase te tillë në prag zgjedhjesh është jo në dobi te çështjes por mund të hamendësojë secili për shkak te kohës afër zgjedhjeve”, tha avokati Maks Haxhia
Avokati Maks Haxhia u ndal më tej edhe në qëndrimet dhe reagimet e ashpra që kryebashkiaku ka pasur ndaj prokurorit të çështjes Ols Dado. Sipas Haxhias, Dado ka konflikt interesi me Veliajn dhe do duhet të tërhiqet nga çështja.
“Lidhur me qëndrimet Veliaj-Dado. Veliaj me të drejtë thotë se ka konflikt interesi me prokurorin Olsi Dadon. Sipas procedurave në këto raste duhet të japë dorëheqjen nga çështja. Nuk kishte pse çështja të kalonte në konflikt. Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse për ta zëvendësuar. Ne sot për sot nuk kemi asnjë dijeni për ndonjë akuzë te re për Erion Veliajn. Vetë Veliaj ka thënë se ka kërkuar leje dhe nga leja ka kërkuar shtesë kati dhe aty lindi debati për Ols Dadon. Po te kishte konflikt interesi do reagonte edhe për Dumanin por nuk është bërë”,-tha Haxhia.
Të njëjën gjë deklaron edhe avokati Ermir Beta i cili është shprehur se Ols Dado është i njëanshëm në këtë çështje.
“Veliaj ka shfaqur edhe vetë konfliktin e interesit. Kjo kërkesë ka qenë verbale dhe shkaku ishte konflikti i interesit për një leje ndërtimi. Në mungesë të një përgjigje aty për aty, ne si mbrojtje kemi formalizuar kërkesën përjashtimin e Ols dados apo zëvendësonim. Kemi shtuar edhe pjesë ku ne e shiko Ols Dadon si të njëanshëm. Akoma s’kemi marrë një përgjigje. Vetëm për Veliaj mund të flas. Do ndjekim të gjitha hapat. Volumi është me 66 fashikuj ku një fashikull ka afro 400 faqe. Veliaj ka qenë bashkëpunues gjithmonë. Nuk ka intimiduar asnjë dëshmitar. Me datë 10 shkurt i është njoftuara masa dhe sapo iu dha mundësia bëri kërkesën për zëvendësimin e Ols Dadon. Nuk mund te flitet në parim për një intimidim të një hetuesi të BKH. I cili të nesërmen vjen dhe merr të gjitha dokumentet që i duhen”, tha avokati Ermir Beta
Avokati Beta u shpreh më tej se nuk nëse prokurori Ols Dado nuk do të tërhiqet nga çështja avokatët do të ndjekin qasjet ligjore.
“Ne nuk kemi asnjë pretendim. Do kemi qasje ligjore, nëse nuk ikën Ols Dado. Ne presim vetëm rrugën zyrtare