Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka nderuar përkushtimin dhe rolin e grave police në shoqëri.
Në një ngjarje për 8 Mars me gra që shërbejnë në Policinë e Kosovës, ajo tha se ato janë shembull frymëzimi për të gjithë.
“Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë”.
Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!