Lista e kandidatëve të PS, Rama mbledh sot drejtuesit politikë në qarqe

by Nexhat

Kryesocialisti Edi Rama zhvillon sot mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit politik të 12 qarqeve.

Secili prej tyre i dorëzon listën paraprake të kandidatëve për deputetë. Diskutimi do të përqendrohet te emrat e mundshëm për secilin qark, e po aq edhe ndarja e tyre mes emrave në listën e sigurt dhe atyre që do t’i nënshtrohen votës preferenciale të zgjedhësve.

banner

Pas këtij diskutimi, të mërkurën bëhet edhe certifikimi i listës së kandidatëve për deputetë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste. E mërkura është edhe e afatit të fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ.

Të shtunën kryeministri zhvilloi një retrat me ministrat, drejtuesit politik dhe kryesine e grupit parlamentar te PS që u mbyll me analizën për secilin sektor si ne pushtetin qendror dhe vendor

Diskutimi u perqendrua në kapitalizimin që qeveria do t’i bëjë projekteve te saj për fushatën e 11 majit./euronews/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy