Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

by Nexhat

Manchester United e ka ruajtur një prej rekordeve më të jashtëzakonshme në histori të futbollit pas barazimit ndaj Arsenalit.

Të parët që kaluan në avantazh ishin ‘Djajtë e Kuq’ pas një super goli të shënuar nga Bruno Fernandes nga gjuajtja e lirë

banner

Në pjesën e dytë ishte Declan Rice ai i cili barazoi shifrat me një tjetër gol të bukur të shënuar në minutën e 74-të.

Megjithatë, u deshën dy pritje fantastike në fund të takimit nga portieri David Raya për t’u siguruar se Arsenali del i pamposhtur nga ‘Old Trafford’

Dhe për shkak se United kryesoi pas pjesës së parë dhe nuk humbi, kjo do të thotë se rekordi i tyre i jashtëzakonshëm vazhdoi.

Në ndeshjet si vendas në kampionat që nga maji i vitit 1984, United nuk e ka humbur asnjërën nga 389 ndeshjet ku ata kanë qenë në epërsi pas pjesës së parë.

Gjatë kësaj kohe, ata kanë fituar 355 ndeshje dhe kanë barazuar 34 sosh në ‘Old Trafford’ me këtë të fundit ndaj Arsenalit.

Ata nuk e kanë shijuar humbjen në asnjërën nga këto ndeshje që prej se kjo statistikë u regjistrua qysh 40 vite më parë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy