Pas konferencës me Kurtin, Lista Serbe e quan “ish serb” Rashiqin

by Nexhat

Lista Serbe ka reaguar pas konferencës së përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit Rashiq ku Kurti foli për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Srpska e ka quajtur Rashiqin “ish- serb” dhe ka shtuar se ai është nën kontrollin e Kurtit.

banner

“Kurti sot me të preferuarin dhe të mbrojturin e tij, ish-serb, Nenad Rashiq, në konferencën për shtyp duke thënë gënjeshtra brutale, konfirmoi atë që të gjithë e dimë mirë, se Nenad Rashiq është drejtpërdrejt nën kontrollin e tij, se mandati i dedikuar për popullin serb iu mor serbëve me votat e shqiptarëve”- thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Lista Serbe thotë se Rashiq me veprimin që bëri në konferencë me Kurtin tregoi se ai asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë përfaqësues i popullit serb.

“Për të shkuar edhe më keq, pasi një ish-ministër për komunitete dhe riatdhesim u ngrit kundër të drejtës që serbët e zhvendosur të rikthehen në Kosovë dhe Metohi, dhe të përdorin të drejtën e tyre njerëzore dhe politike të zgjedhin për përfaqësuesit e tyre. Ky fakt do të mbetet i shkruar përgjithmonë, si dhe se Rashiq është serb i cili votoi se serbët janë gjenocidalë, por edhe shteti i Serbisë, i cili votoi për marrjen e tokës serbe dhe ftoi të rinjtë serbë të jenë ushtarë të Kurtit”- thuhet tutje në reagim

Lista Serbe shton se Kurti dha para para te anëtarët e komisioneve zgjedhore shqiptare por që nuk arriti të mposhtë serbët.

“Duhet të dihet se këto zgjedhje kanë treguar edhe forcën e harmonisë serbe edhe unitetin serb, por edhe hipokrizinë e disa organizatave ndërkombëtare, siç është fondacioni gjerman G**, i cili në mënyrë të paligjshme ndërhyri brutalisht në procesin zgjedhor, dhe vetëm pak ditë para zgjedhjeve i dha përkrahje Rashiqit përmes nënshkrimit të disa kontratave, të cilave Rashiq i bekuar nga Kurti bleu votat e naivëve”, thuhet në reagimin e Listës Serbe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy