Vdes në moshën 53-vjeçare Andis Harasani, ish-deputet i Shqipërisë nga radhët e PS

by Nexhat

Andis Harasani, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe një nga figurat e njohura të politikës dhe sektorit energjetik, ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare.

Harasani, i cili ishte një prej zyrtarëve të Partisë Socialiste, shërbeu si deputet në periudhën 2005-2009. Gjatë mandatit të tij, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në politikat energjetike të Shqipërisë, duke drejtuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga viti 2002 deri në vitin 2005.

banner

Pas largimit nga jeta politike, Harasani u angazhua në fushën e biznesit, duke krijuar një kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke kontribuar në zhvillimin e disa iniciativave ndërkombëtare. Pavarësisht angazhimeve të tij në biznes, ai mbeti i njohur për ndikimin që pati në skenën politike të vendit.

Mësohe se ai ndërroi jetë në New York në SHBA ku po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë, ka raportuar Euronews albania

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy