Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur se ka indikacione se ka veprime të qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje, për prolongim të konstituimit të institucioneve qeverisëse.

Ai u shpreh në Rubikon me Adriatik Kelmendin se prioritet për të mbetet interesi i vendit, sepse mungesa e institucioneve stabile ndikon në zhvillimin ekonomik,

banner

”Vendi nuk ka nevojë që të ketë mungesë së institucioneve stabile”.

”Për mua prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, pastaj interesi i partive politike, e në fund të individëve brenda partive politike”.

”Sepse mungesa e institucioneve stabile ndikon edhe në zhvillimin ekonomik”.

”Ankesat më të mëdha edhe veprimet më të mëdha është duke i bo partia në pushtet, partia që ka qeverisë”.

”Jam për t’u ruajt vota”.

”Normalisht i vlerësoj të gjithë hapat procedural, megjithatë nuk duhet bërë veprime të qëllimshme, me qëllim të prolongimit të konstituimit të institucioneve për qeverisjen e ardhshme. Ka indikacione, por realisht është më shumë se një muaj që nuk është certifikuar rezultati zgjedhor”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy