Ischinger: Të mos na habisë Trumpi që e anashkalon Europën – sa kohë që një anëtar i BE-së mund të vendosë veto, atëherë natën e mirë

by Nexhat

Ischinger: “Mungon faktori Europë! Do t’ia dalim, vetëm nëse në Europë mundësohen… vendimet e marra me shumicë…Nëse gjithmonë do të varemi nga ajo, që asnjë anëtar i BE të mos vendosë veton, atëherë, natën e mirë.”

Wolfgang Ischinger, ish-drejtuesi i Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe ish-negociatori i BE për statusin e Kosovës në të ashtuquajturën trojka, në intervistë për Deutschlandfunk flet për ndryshimet që duhet të bëjë BE, që të fuqizohet si faktor në politikën e sigurisë në botë.

banner

Ne japim e do të japim para për mbrojtjen, po ajo që mungon ende është aftësia e Europës që të shihet si aktor politik sigurie për t’u respektuar, shprehet Ischinger.

Kemi parë psh. në vitet e fundit, se BE nuk luante rol në konfliktet e viteve të fundit në Lindjen e Mesme psh. Prandaj nuk ka pse të na habisë, që Donald Trump, në përpjekjen për të zgjidhur konfliktin e Ukrainës, nuk e sheh të nevojshme që të përfshijë BE apo vendet partnere në Europë, thekson diplomati i njohur.

“Mungon faktori Europë, e do t’ia dalim, nëse në Europë mundësohen… vendimet e marra me shumicë në çështjet e sigurisë e politikës së jashtme. Nëse gjithmonë do të varemi nga ajo, që asnjë anëtar i BE të mos vendosë veto, atëherë, natën e mirë”.

BE-ja duhet të pranojë ofertën e një mburoje franceze të armëve bërthamore, këshillon Wolfgang Ischinger. Britania e Madhe dhe Turqia janë gjithashtu partnerë të domosdoshëm për një koncept sigurie, thekson ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy