Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë këtë mesjave me ndeshjet e xhiros së 24-të.
Edhe kjo xhiro parashikohet të sjellë disa duele mjaft interesante.
Java e 24-të nis të martën pasdite, ku do të përballen Drita-Ballkani, që është kryesfida e sezonit pasi ballafaqohen dy rivalët kryesor në garën për titull të kampionit, derisa Ferizaj sfidon Llapin.
Ndërkaq të mërkurën pasdite do të luhen edhe tri ndeshjet e kësaj xhiro, ku takohen Malisheva-Gjilani, Prishtina-Dukagjini dhe Suhareka-Feronikeli ’74.
Superliga-Java e 24-të
Të martën takohen:
Drita-Ballkan
Ferizaj-Llapi
Të mërkurën takohen:
Malisheva-Gjilani
Prishtina-Dukagjini
Suhareka-Feronikeli ‘74
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00 përveç duelit Prishtina-Dukagjini që nis në orën 12:30 dhe luhet në Kampin Nacional në Hajvali.