Dardan Molliqaj nga PSD tha se opozita e ndarë i konvenon vetëm Albin Kurtit, pasi sipas tij, Kurti dëshiron me “mbajtë veç vetë pushtetin”.
Molliqaj tha se nëse do të garonin bashkë krejt partitë opozitare, “ndoshta kishin fituar”.
“Kurti e di çfare është, Kurti don me majtë veç vetë, me mujtë Kurti i blenë nja 7 deputetë”, tha Molliqaj në Pressing,
“Unë po mendoj që sfida ështe tek ne, e kam pa që nuk është stabile në këtë diskurs politik. Kam thanë që është më mirë me garu bashkë krejt partitë opozitare sepse kishim dal fitues ndoshta. Qikjo opozitë e ndarë i konvenon vetëm Albin Kurtit”, tha Molliqaj