Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufijve të Kosovës

by Nexhat

NATO ka njoftuar se ushtarët italianë të KFOR-it të Batalionit të Forcës Operative Rezervë (ORF),  kanë kryer patrullime përgjatë vijës kufitare.

“Patrullimet, si me automjete ashtu edhe në këmbë, kanë për qëllim sigurimin e stabilitetit dhe ruajtjen e një pranie të vazhdueshme në këtë zonë”.

banner

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si mekanizma të sigurisë,” thuhet në njoftimin e NATO-s

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy