Çollaku kritikon Abdixhikun: Pozitat duhet të ndahen bazuar në rezultatin zgjedhor (VIDEO)

by Nexhat

Opinionisti Bekim Çollaku, ka ngritur shqetësim mbi qasjen e liderëve partiakë sa i përket ofertave për bashkëpunime në themelimin e institucioneve të reja shtetërore.

Ai në Rubikon megjithatë përmendi specifikisht kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku për të cilin pati disa kritika specifike përkitazi me kushtëzimet e tij për koalicion, transmeton klankosova.tv.

banner

”Do të ketë shumë problematikë në harmonizimin e qëndrimeve të tri subjekteve politike që kanë qenë në opozitë deri më sot”.

”Ajo çfarë nuk më pëlqeu mbrëmë nga qartësia e liderit të LDK-së, ishte jo vetëm kushtëzimi i një koalicioni eventual me partitë opozitare, por edhe kushtëzimi i pjesëmarrjes në një qeveri të tillë pa e definuar dhe pa e siguruar edhe qëndrueshmërinë afatgjate katërvjeçare të një qeverie të ardhshme – e cila duke u bazuar në këta numra që dimë është e pamundur”.

”Sepse Abdixhiku s’mund të thotë në njërën anë se e përjashtojë koalicionin e mundshëm me LVV-në, sepse vetëm një koalicion eventual i Lëvizjes Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike ose Partinë Demokratike do të mund ta siguronte qëndrueshmërinë afatgjate për ta futur në pakon e negociatave edhe pozitën e presidentit”.

”Sido që të jetë, janë kalkulime të hershme. Nuk është mirë që në diskursin publik pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor, vazhdojnë t’u përmbahen të të njëjtave qëndrime si gjatë fushatës elektorale”.

”Kjo është shqetësuese sepse tregon një papjekuri politike të liderëve të subjekteve të caktuara politike karshi interesave shtetërore të vendit dhe krijimit të institucioneve të reja”.

”Papjekuri në relacion me interesin shtetëror”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy