Shkruan: Ahmet Asani
▪︎ Padyshim se burimi i gjitha të këqijave të shqiptarëve ishte komunizmi stalinisto-enverist, ideologji dhe frymë kjo e cila në Kosovë e vise u fut fuqishëm gjatë viteve të ’70-ta, mu në kohën kur Kosova po bëhej gati ta fitonte statusin e njësisë së barabartë në Federatën RSFJ!
▪︎ Futja e frymës stalinisto-enveriste, në kohën kur shqiptarët e Kosovës dhe viseve të saj ishin drejtuar kah Perëndimi Demokratik dhe kishin krijuar kontakte reale e funksionale me botën demokratike perëndimore dhe SHBA-të, ishte një vetëvrasje politike!
▪︎ Padyshim që futja e frymës stalinisto-enveriste në Kosovë e vise u bë në bazë të një marrëveshjeje paraprake mes Partisë Komuniste të Serbisë (PKS) dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë (PPSH), respektivisht mes UDB-së dhe SHIK-ut!
▪︎ Efektet negative të frymës stalinisto enveriste, antidemokratike e antiperëndimore, e cila në Kosovë e vise u fut viteve 70-ta, u panë nga 11 marsi 1981 e deri në v. 1989.
▪︎ Vetëm pas themelimin partive të para nacional demokratike ndër shqiptarët si LDK e PSHDK, kjo frymë ndryshoi per 180° dhe shqiptarët fituan simpatinê dhe perkrahjen e perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
▪︎ Ishte ideologjia dhe fryma stalinisto-enveriste ajo e cila Serbisë do t’i jepte alibi që para botës perëndimore të thirrej e shtirrej se po e luftonte ekstremin stalinisto-enverist, e në fakt, qëllimi ishte shkatërrimi i gjithë asaj që kishin arritur shqiptarët, deri edhe te suprimimi i Kushtetutës së vitit 1974!
▪︎ Shqipërisë enveriste, në anën tjetër, përhapja e frymës stalinisto-enveriste, antiperëndimore e antiamerikane në Kosovë e vise, do t’i shërbente për t’i ruajtur bythët e gjithë komunistëve të PPSH-së, të cilët kishin dhunuar e vrarë qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm në Shqipëri!
▪︎ Në fakt, Serbisë edhe sot e kësaj dite i konvenon që të përsëritet skenari i vitit ‘81, që, sikur atëherë kërkesa për Republikë, edhe tani kërkesa për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (lexo: ndarja e Kosovës mes Serbisë e Shqipërisë), të drejtohet nga forca të majta komuniste me bazë enveriste dhe forca me frymë me bazë fetare antiperëndimore e antiamerikane!
▪︎ Përhapja e frymës antiperëndimore e antiamerikane në Kosovë e vise nuk ka qenë, nuk është dhe nuk mund të jetë asnjëherë vullnet i popullit shqiptar!
#Përfundim: Fryma antiperëndimore e antiamerikane u mbjellur dhe u ushqyer nga ekstremistet e majtë enveristë dhe e ekstremi fetar lindor, ka pasur gjithmonë për qëllim largimin e shqiptarëve nga aleatët e tyre historikë dhe dobësimin e identitetit të tyre perëndimor. Mirëpo, historia ka dëshmuar se shqiptarët kanë qenë dhe mbeten një popull me orientim të qartë pro-perëndimor, një popull i cili në momentet më të vështira ka gjetur mbështetje tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre evropianë
.Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e Gazetës “Informim.net”.