Ramadani porosi Osmanit e Kurtit për takimin me Rutte-n: Kërkojini anëtarësimin “Fast Track” në NATO dhe mbylljen e Qendrës Ruse së spiunazhit në Nish

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte sot pritet ta vizitoj Kosovën, pasi një ditë më parë qëndroi në Bosnje dhe Hercegovinë.

Rutte pritet të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani e më pas me kryeministrin Albin Kurti.

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka një kërkesë ndaj dy krerëve të shtetit që gjatë takimit me Rutten-n, t’i parashtrojnë disa çështje të rëndësishme për vendin.

banner

Sipas Ramadanit, duhet kërkuar NATO-s që ta detyrojë që ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish.

”Anëtarësimi ‘Fast Track’ i Kosovës në NATO është rruga më e sigurt për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe stabilitetit e paqes në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, kërkojini NATO-s të bëjë të gjitha veprimet për ta detyruar Serbinë që ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish, që u themelua në vitin 2012. Ndërsa, popullit të Kosovës, Lidershipi aktual shtetëror e ka për obligim t’ia sqarojë përse Komisioni Ndër-Ministror për anëtarësim në NATO nuk është funksionalizuar në punë kurrë?”, ka shkruar ai

Postimi i plotë:

Lidershipi aktual t’i bëjë dy kërkesa NATO-s dhe një sqarim popullit!

Kërkojini NATO-s të ftojë Kosovën për Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP), duke nisur po ashtu Dialogun me NATO-n si avancim.

Anëtarësimi ‘Fast Track’ i Kosovës në NATO është rruga më e sigurt për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe stabilitetit e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, kërkojini NATO-s të bëjë të gjitha veprimet për ta detyruar Serbinë që ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish, që u themelua në vitin 2012.

Ndërsa, popullit të Kosovës, Lidershipi aktual shtetëror e ka për obligim t’ia sqarojë përse Komisioni Ndër-Ministror për anëtarësim në NATO nuk është funksionalizuar në punë kurrë?

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy