Dy klubet e mëdha ruse, Spartak Moska dhe Zenit St. Petersbourg thuhet se kanë refuzuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Mirlind Daku nga Rubin Kazani për arsye politike.
Daku ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në kampionatin rus që nga transferimi i tij nga Sllovenia, por kalimi tek ndonjë klub më i madh rus po has në vështirësi.
Sipas mediumit rus Sport Express, Spartak Moska dhe Zenit St. Petersbourg kanë pasur mundësinë të blejnë sulmuesin e Rubin Kazanit, Mirlind Daku, por në të dyja rastet klubet kanë vendosur të refuzojnë blerjen e lojtarit.
Ky medium shton se si klubi nga kryeqyteti ashtu edhe ai nga Shën Petersburgu e konsideruan një transferim të tillë politikisht jo të besueshëm
Daku luan për Rubin që nga vera e vitit 2023. Këtë sezon, futbollisti shqiptar 27-vjeçar ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 6 asistime
Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, Daku vlerësohet 7 milionë euro