Arifi: Kur nuk je në tavolinë, je në meny

by Nexhat

Analisti dhe ish-ambasadori Avni Arifi ka shkruar se nëse Vetëvendosje do t’i kishte 55 deputetë, tashmë do të formohej qeveria e re.

Sipas Arifit, VV meqë nuk i ka votat për të formuar qeverinë, vendi ende ka mbetur pa qeveri.

banner

“Kur nuk je në tavolinë je në meny. Kur të tjerët do të vendosin për ne e pa ne mundemi edhe të mos pajtohemi. Mundemi edhe të vajtojmë me kangë folklori për Alpin babën sepse tek e fundit vaji i burrave është kanga’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ka kaluar një muaj që nga dita e zgjedhjeve në Kosovë. Po t’i kishte VV 55 deputet ne sot do të kishim seancë në Kuvend ku do të votohej Qeveria e re.

Por nuk i ka votat VV pra ska Qeveri të re. Do të ketë ende numërime e rinumërime, do të ketë oferta për trafikim me qenie njerëzore për votë e do të ketë edhe vonesa cfare si kemi imagjinu.

Kjo përderisa çdo ditë e më shumë Kosova po paguan e do të paguan duke e larguar vehten nga interesimi i çdo partneri për çfarëdo bashkëpunimi me Kosovën.

“Kur nuk je në tavolinë je në meny”. Kur të tjerët do të vendosin për ne e pa ne mundemi edhe të mos pajtohemi. Mundemi edhe të vajtojmë me kangë folklori për Alpin babën sepse tek e fundit vaji i burrave është kanga

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy