Atletico Madrid dhe Real Madrid do të diskutojnë në shtesë një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League. Ekipi i Simeones po fiton 1-0, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur 2-1 për rivalët e qytetit
Los Colchoneros realizuan pas 30 sekondash lojë me Gallagher, duke elektrizuar stadiumin. Të besuarit e Ancelottit u hodhën në sulm për të reaguar por përballë ishte një mbrojtje e hekurt, pothuajse e pakalueshme. Në minutën e 70-të, Los Blancos fituan penallti, por Vinicius katranosi gjithçka, duke çuar sferën në tribuna
Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, Aston Villa nuk hasi vështirësi në takimin e kthimit ndaj Brugge, teksa triumfoi 3-0. Pas suksesit 7-1 të Arsenalit në aktin e parë ndaj PSV, londinezët e patën thjesht formalitet kualifikimin, me sfidën në Londër që përfundoi 2-2.