“Faza e tretë e tranzicionit”, Maqedonci thotë se SHBA do të mbështesë Kosovën për ndërtimin e kapaciteteve për mbrojtjen ajrore

by Nexhat

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar në parim një nismë për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje shtesë për këtë nismë ku tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve strategjike ushtarake

banner

Ai përmendi edhe fazën e tretë të tranzicionit  – faza e fundit e transformimit të FSK-së që nis nga viti 2025 dhe parashihet të përfundojë më 2028 – për të cilën tha se janë duke punuar dhe se ndihma e SHBA-së do të ndihmojë për ndërtimin e këtij tranzicioni.

“SHBA do të mbështesin Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve strategjike ushtarake, duke përfshirë edhe mbrojtjen ajrore, kapacitetet ajrore dhe fushat tjera për të cilat ne jemi duke punuar për t’i ndërtuar në fazën e tretë të tranzicionit. SHBA do të sjellë ekipin që do të bëjë vlerësimin, por dhe do të mbështesin Ministrinë e Mbrojtjes në prokurimin e sistemit të armatimit të nivelit strategjik siç janë mbrojtja ajrore, por edhe mbështetja ajrore”.

Maqedonci tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e SHBA-së për anëtarësim në NATO.

“Kjo marrëveshje parasheh edhe bashkëpunimin me qëllim angazhimin regjional dhe angazhimin ndërkombëtar, më saktësisht ne bashkë me SHBA-në do të ndërtojmë planet dhe do të kemi mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në NATO, pra SHBA është zotuar që do të mbështesin në aspektin teknik, procedural dhe në aspektet tjera Republikën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, por gjithashtu edhe në iniciativat regjionale”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy