Mesfushori i Barcelonës, Gavi e ka emëruar bashkëlojtarin e tij, Raphinha, si kandidat serioz për të fituar Topin e Artë 2025.
Barcelona mori një fitore 3-1 ndaj Benficës në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Dy gola në këtë ndeshje për klubin katalunas u shënuan nga Raphinha dhe një tjetër nga Lamine Yamal.
Paraqitjet e mira të yllit brazilian, i cili aktualisht kryeson listën e golashënuesve të turneut me 11 gola, kanë bërë që ai të cilësohet si kandidat për Topin e Artë.
“Sigurisht, [Raphinha] është një pretendentë për Topin e Artë, por gjëja kryesore është që ai të vazhdojë”, ka thënë fillimisht Gavi.
“Ka ende shumë ndeshje përpara dhe shpresoj që ai të fitojë sa më shumë tituj”, përfundoi mesfushori i Barcelonës