Haradinaj: Me Abdixhikun kemi komunikim të rregullt, me Krasniqin jam takuar së paku dy herë (VIDEO)

by Nexhat

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, parti që në zgjedhjet e 9 shkurtit doli si partia e dytë me numrin më të madh të votave.

Haradinaj, në emisionin Rubikon tha se me Krasniqin u takuan dy herë, derisa me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë komunikim të rregullt, por se nuk janë takuar ende.

banner

“Kam komunikim të rregullt me kolegët kryetarë të partive opozitare, edhe me zotin Abdixhiku shkruhemi kështu për shumë çështje jo vetëm të natyrës së koalicioneve, po gjatë procesit zgjedhor sfidave e vështirësive… janë shumë korrekt në komunikim.

Ka kohë që komunikojmë, se ka çështje që na interesojnë. Është e vërtetë që [me Abdixhikun] nuk jemi ulë pas rezultatit zgjedhor, me u ulë me diskutu çka më tutje, kjo është e vërtetë. Ndërsa kam pasur disa takime me zotin Memli Krasniqi, të paktën dy takime. E kam informuar edhe Abdixhikun për takimin me Krasniqin. Me Abdixhikun nuk jemi ulë, shkruhemi por s`jemi taku”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu theksoi se pret nga dy partitë më të mëdha opozitare, PDK e LDK, të ftohet për takim pasi sipas tij, ai është i treti e i duhet të presë.

“Unë edhe nuk kam ndonjë rol të madh sepse po të isha mandatar, po të isha parti fituese do të kisha një të drejtë morale me kërku më shumë, meqë jam i 3-ti në radhë edhe pas Lumirit unë pres iniciativën e tyre, nuk mundem me ju pri në këtë proces”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka deklaruar se është i hapur për koalicion me partitë opozitare pa asnjë kusht.

“Unë e kam hapur edhe para zgjedhjeve si temë, kam qenë i hapur edhe për koalicion të hapur të opozitës, por kanë dashur të shkojnë vetë. Tani jam i hapur, nuk kam kërkesa të caktuara”, tha Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy